Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar dëshmorët Dalip Behari dhe Bekim Gashi në 26 vjetorin e rënies së tyre, si dhe ka bërë homazhe në Kompleksin përkujtimor në Rreze të Krushës së Madhe.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se e përkujtojmë përherë sa i madh ishte çmimi i lirisë, sa e lartë ishte sakrifica, por edhe sa fisnike është përgjegjësia e jonë, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Kurti poashtu ka vizituar edhe Sllatinën në Kaçanik ku përkujtoi 6 dëshmorët dhe 13 martirët në 26 vjetorin e rënies së tyre.
Postimi i plotë:
Brezat e ndryshëm e formojnë historinë dhe trasojnë rrugën për të ardhmen. Ne e përkujtojmë përherë sa i madh ishte çmimi i lirisë, sa e lartë ishte sakrifica, por edhe sa fisnike është përgjegjësia e jonë teksa e vazhdojmë rrugën e tyre.
Në 26 vjetorin e rënies së Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, bëmë homazhe në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve dhe në vendin e rënies së tyre në Rreze të Krushës së Madhe. Si pjesëtarë të Brigadës 124 të zonës operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata bënë krejt çfarë ditën e mundën dhe dhanë krejt çfarë patën, edhe jetën e tyre, në mënyrë që ne të jetojmë të lirë dhe ta gëzojmë shtetin tonë si republikë.
Vazhduam më tej drejt Sllatinës në Kaçanik, ku më 13 prill 1999, forcat e Serbisë kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë. Aty humbën jetën dhe u vranë mizorisht 6 dëshmorët: Hysen Elezi, Naim Beka, Ramadan Xhokli, Agim Matoshi, Shaban Elezi, Avni Shehu dhe 13 martirët: Qemajl Deda, Rrahman Lami, Shuqeri Alili, Brahim Lami, Sabri Salijaj, Hebib Lami, Kemajl Salijaj, Mahmut Caka, Izahir Salijaj, Jakup Caka, Nazmi Elezi, Ilir Caka dhe Dr. Vesel Elezi.
Rënia heroike e dëshmorëve dhe martirëve tanë u shndërrua në ngritje sublime për një ardhmëri gjithnjë e më të ndritshme, të shtetit, popullit, shoqërisë dhe kombit tonë mbarë, duke u bazuar në idealet e rilindasve dhe në dëshirat e rinisë, nevojat e popullsisë dhe ëndrrat e fëmijëve.
Lavdi për të gjithë dëshmorët e martirët e kombit shqiptar!/Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën