Malisheva ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme ndaj Dritës me rezultat 1- 0 në kuadër të xhiros së 28 në Superligën e Kosovës në futboll.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e 44-të me anë të Besnik Feratit, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e dytë, Drita pati mundësi barazimi, por nga penalltia gaboi të shënoi Besnik Krasniqi ku goditjen e tij e priti Ilir Avdyli.
Në minutën e parë shtesë po i njëjti lojtar goditi shtyllën.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe vendasit arkëtuan tre pikë të mëdha në luftë për Evropë.
Pas kësaj fitore Malisheva është e treta me 47 pikë kurse Drita mbetet liderë me 60 sosh./Arbresh.info
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike