Me vetëm tri ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon të mbetet i paqartë në lidhje me formimin e qeverisë së re.
Gjatë ceremonisë së hapjes së pikëkalimit të përbashkët kufitar me Maqedoninë e Veriut në Han të Elezit, gazetarët tentuan ta pyetnin Kurtin për çështjen e qeverisë, por ai nuk ka ofruar asnjë përgjigje.
Seanca konstituive, e cila do të mbahet më 15 prill, mbetet e mbushur me pasiguri. Ende nuk është e qartë nëse partia fituese do të mund të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe, më pas, për formimin e qeverisë./Arbresh.info
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...