Basha hap fushatën në Tiranë: Më 11 maj, të korruptuarit le të qëndrojnë në shtëpi

12:01 | 12 Prill 2025
K.B

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, ish-kreu i PD-së, hapi këtë të shtunë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve dhe kandidatëve të këtij koalicioni, Basha tha se Shqipëria duhet të ndahet nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe të fortëve, duke nisur me politikanët e korruptuar dhe të pandëshkuar të 35 viteve të tranzicionit.

Duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, Basha u shpreh se është koha që të korruptuarit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shtoi se Rama ka dështuar gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij.

“Shqipëria meriton të mbyllë derën e tranzicionit dhe të hapë derën e progresit të vendit, duke u shpëtuar nga korrupsioni. Kemi 12 vjet dështim, korrupsion dhe mashtrim nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Ju premtoi ndryshim në 2013 dhe solli Ilir Metën dhe një tufë deputetësh që u larguan nga ligji i dekriminalizimit pasi kishin qenë të dënuar. Tani kërkon katër vjet të tjera, vetëm me Edin, sepse gjysmën e shokëve i ka te i ka 7×7 bëjnë 313, të tjerët nën hetim. Njeriu që premtoi shpresë, ndryshim dhe progres, solli korrupsion dhe vjedhje si asnjëherë më parë. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit në burg dhe gjysmën tjetër nën hetim. Prandaj, më 11 maj, le të qëndrojnë në shtëpi të korruptuarit e Edi Ramës, le të qëndrojnë në shtëpi ata që u heqin bukën familjeve të varfra. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm”, tha Basha./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale