Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një tjetër goditje për qytetarët e vendit.
“Vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e sërishme të çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas Haradinajt, ZRRE-ja është shndërruar në një instrument në duart e qeverisë dhe se nuk vepron më në interes të konsumatorit.
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...