Policia e stacionit në Ferizaj, në kuadër të një aksioni të zhvilluar dje dhe sot, ka arrestuar shtatë persona.
Ndaj tyre ekzistonin urdhëresa aktive nga gjykata për vepra të ndryshme penale, bën të ditur policia.
Personat e arrestuar janë si në vijim:
E.A. (46 vjeç) – i dënuar për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim prej 25 ditësh burg;
A.L. (23 vjeç) – i dënuar për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim prej 20 ditësh burg;
H.A. (25 vjeç) – i dënuar për veprën “Vjedhja e pyllit”, me dënim prej 15 ditësh burg;
M.U. (50 vjeç) – i dënuar për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim prej 10 ditësh burg;
V.D. (32 vjeç) – i dënuar për veprën “Vjedhje”, me dënim prej 10 ditësh bur;.
R.L. (25 vjeç) – i dënuar për veprën “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, me dënim prej 5 ditësh burg;
P.R. (41 vjeç) – u arrestua për mosparaqitje në seancë gjyqësore, sipas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Të gjithë të arrestuarit janë proceduar sipas vendimeve të gjykatës. Dy prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit në burg, katër kanë paguar dënimet e shqiptuara, ndërsa një është dërguar për pjesëmarrje në seancë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n