Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se ditëve të fundit, në tri raste të ndara është parandaluar kontrabanda me mallra, konkretisht duhan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Në njoftimin e policisë thuhet se është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur 8 boksa cigare Malboro e kuqe, 116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhë, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.
“Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa cigare, 17 boksa cigare Winston dhe një boks cigare Karelia”.
“Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare Karelia, 50 Malboro e kaltër e mbylltë, 130 Malboro e kaltër e lehtë, 20 Malboro light , gjithsej 220 shteka cigare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën