Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takim me punonjës dhe përfaqësues biznesesh, ku u diskutua për politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake ‘Made in Albania”.
“Dua të them disa gjëra kyçe që lidhen me situatën e punës në tërësi dhe me perspektivën time që është optimiste. Sot Shqipëria po përjeton një kthesë për të cilën ne jemi përpjekur për një kohë të gjatë. Kthesa është në dinamikën e vetë”.
“Do ta bëj Shqipërinë falë Arjelës (pjesë e takimit), kompanisë së saj, prodhimet do jenë ‘Made in Albania’ dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit. Kjo është diçka që ndodh sot, por nuk mund të ndodhte disa vite më parë. Do na japin mundësinë jo vetëm që të prodhojmë për nevojat tona, strategjia jonë është që të blejmë jashtë vetëm ato gjëra që nuk i kemi këtu. Duke krijuar kështu një front të ri punësimi. Në këtë industri pagat janë domethënëse. Paga mesatare në këtë kompani këtu është 1000 euro”, është shprehur ai./tch
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...