Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka theksuar avancimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe shumëdimensionale mes Shqipërisë dhe Francës, pas takimit me Ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në nisje të vizitës së tij dyditore në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi, Hasani dhe Haddad diskutuan për përkushtimin e përbashkët të të dyja shteteve ndaj procesit të integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon.
“Në nisje të vizitës së tij dyditore në Shqipëri, pata kënaqësinë të mikprisja Ministrin francez për Evropën, z. Benjamin Haddad. Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët ndaj integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon. Shqipëria vlerëson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin tonë drejt BE-së, si dhe rolin e saj thelbësor në krijimin e Komunitetit Politik Evropian — samiti i ardhshëm i të cilit do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025”, tha Hasani./Arbresh.info
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bas...
Hysaj: Kombëtarja synon kualifikimin, duhet t’ia falim Shqip...
Laçi: Do e ndërroja golin e Evropianit me një që do na dërgo...
AAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e m...
Nesër varroset Ilaz Brahimi, i cili u vra nga e dashura e ti...
Vjen reagimi i Elijones pas vdekjes së xhaxhait: Jam duke e ...