Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka thënë se Hungaria do të kundërshtonte propozimin e Komisionit Evropian për të vendosur tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, duke paralajmëruar se “përshkallëzimi nuk është zgjidhja”.
“Masa të tilla do të shkaktonin dëme të mëtejshme për ekonominë evropiane dhe qytetarët, duke rritur çmimet. E vetmja rrugë përpara janë negociatat, jo hakmarrja”, ka thënë Szijjarto.
Por ndryshe nga disa politika të tjera, kundërshtimi i Hungarisë nuk do të ketë asnjë ndikim në këtë propozim pasi nuk ka nevojë për unanimitet midis shteteve anëtare kur bëhet fjalë për vendimet tregtare. Paketa pritet të kalojë të mërkurën pasdite./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...