Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e për të cilët u tha se ishin oficerë aktiv të shërbimeve të sigurisë serbe.
Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se forca e ligjit dhe e drejtësisë në këtë rast nuk ka pasur peshë.
“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla njëherësh ka postuar edhe qëndrimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me lirimin e dy të arrestuarve, sot.
“Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy. Pra, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtutjeshëm”, ka shkruar pos tjerash Haxhiu./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?