Mesfushori i Manchester Cityt Kevin De Bruyne, ditë më parë ka njoftuar largimin e tij nga Manchester Cityt, në fund të këtij sezoni.
Me përfundimin e kontratës së tij tek “Miliarderët”, ai edhe do të largohet nga ky klub, shkruan Arbresh.info.
De Bruyne iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Ëolfsburgu dhe prej asaj kohe ka fituar 16 trofe.
“Talk Sport”, njofton se belgu mund t’i bashkohet Inter Miamit, aty ku luan edhe Lionel Messi.
Skuadra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Miami, është e interesuar që ta transferojë mesfushorin 33-vjeçar.
Aktualisht te City, De Bruyne në vit i fiton mbi 20 milionë funte. Tek skuadra amerikane ai parashihet të marrë para më pak.
Gjatë gjithë karrierës tek Man City ai ka realizuar 106 gola në 413 paraqitje në të gjitha garat.
Te Inter Miami luajnë edhe futbollistë të njohur si Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...