Muharrem Nitaj nga AAK ka folur pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin në detyrë, Glauk Konjufca, duke theksuar se procesi i krijimit të qeverisë është tejet i komplikuar.
Sekretari i AAK-së shpjegoi se në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit u përmend se, sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstituar pasi të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.
“Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, poashtu i komplikuar. Në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar, pasi që të zgjedhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë. Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit, të jetë në dorën e Listës Serbe! Krejt po duket se dikush po punon që të bëhët llugë e vendi të shkojë prap në zgjedhje”, tha ai./Arbresh.info
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...