Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme” mes rënies së tregjeve të aksioneve në mbarë botën.
“Ne kemi deficite të mëdha financiare me Kinën, Bashkimin Evropian dhe shumë të tjerë. E vetmja mënyrë për ta kuruar këtë problem është me TARIFA, të cilat tani po sjellin dhjetëra miliarda dollarë në SHBA. Ato tashmë janë në fuqi dhe janë një gjë e bukur për t’u parë”, shkroi Trump në Truth Social.
“Deficiti me këto vende është rritur gjatë presidencës së përgjumur Joe Biden. Ne do ta kthejmë atë dhe shpejt”, deklaroi presidenti amerikan.
“Një ditë njerëzit do të kuptojnë se tarifat, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një gjë shumë e bukur”, shtoi ai./abcnews.al
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale