Sigal Prishtina ka arritur të shënoj fitore në xhiron e fundit të sezonit të rregullt ndaj Vëllaznimit në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 94 – 73 në të mirë të kryeqytetasve, shkruan Arbresh.info.
Gjakovarët ishin më të mirë vetëm në çerekun e parë, teksa në tri periudhat tjera Prishtina dominoi Vëllaznimin.
Olin Carter ishte më i dalluari në fitoren e Prishtinës me 19 pikë. Edhe Jordan Davis pati statistikë të mirë ku ndeshjen e mbylli me 15 pikë.
Tek Vëllaznimi me më së shumti pikë luajti Hellens me 24 sosh.
Prishtina e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tretë kurse Vëllaznimi e gjashta. Këto dy skuadra do të takohen edhe në çerekfinale të play-offit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...