Ermal Krasniqi është njëri nga katër futbollistët me prejardhje shqiptare që djersit fanellën e gjigantit çek, Sparta Praha.
Së fundmi trajneri i Spartas, Lars Friis ka folur disa fjalë për yllin dardan pas ndeshjes së mbrëmshme ku skuadra e tij u ndal me barazim nga 1-1 nga Ostrava, shkruan Arbesh.info.
Ai veçoi karakterin e Krasniqit si dhe lartësoi performancën e tij në këtë sfidë.
“Nuk është faji i tij që hezitoi në disa momente. Është më shumë faji im, pasi nuk e udhëzova për kohë të gjatë në ndeshje. E marr përgjegjësinë për këtë. Krasniqi ishte faktor vendimtar në pengimin e lojës së kundërshtarit. Ai është luftëtar, është spartan. Pavarësisht gabimeve, ai luajti ndeshje të madhe”, ka thënë trajneri Friis në konferencën për shtyp.
Krasniqi ka pesë gola e tri asistime në 33 paraqitje në Çeki. Për Spartën është edicion i pasuksesshëm, pasi tashmë janë jashtë luftës për titullin e kampionit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...