Fisnik Asllani po vazhdon me formën e shkëlqyer në Bundesliga 2 me skuadrën e tij të Elversberg.
Gjatë ditës së sotme ata kanë triumfuar me rezultat bindës 6-0 ndaj Regensburgut në sfidën e xhiros së 28-të, ku protagonist ishte edhe ylli dardan, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi dy gola. Fillimisht shënoi në minutën e 43-të për ta dërguar rezultatin në 3-0, teksa të dytin realizim e bëri tre minuta para fundit.
Tashmë, Fisnik Asllani është në kuotën e 14 golave dhe gjashtë asistime në elitën e dytë gjermane.
Me këtë fitore Elversberg është në kuotën e 44 pikëve dhe ndodhet në pozitën e gjashtë me dy pikë më pak se vendi i tretë i cili të dërgon në barazh për Bundesligë./Arbresh.info
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...