Në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, paraditen e sotme u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit tonë Haki Limani, i cili pas një sëmundje u nda nga jeta ditën e djeshme.
Në këtë mbledhje komemorative ku të pranishëm ishin qindra qytetarë, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj dhe të pranishëm të tjerë.
“Duke i përcjellë ngushëllimet familjes, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit, në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të pranishmëve iu drejtua, shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi, gjersa me fjalën e tyre të pranishmëve iu drejtuan edhe Luan Jahiri – Nënkryetar i OVL UÇK në Ferizaj dhe ish Komandanti i kundërajrorëve në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, Kolonel Shiqer Maloku, të cilët evokuan kujtimet me të ndjerin, kontributin e të ndjerit në luftën çlirimtare, trimërinë e qëndresën që e shquante veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani – Komandant Plaku, i cili ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizaj.
Në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative, Shabi Limani, i cili gjithashtu njoftoi se varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, do të bëhet ditën e sotme në Kompleksin Memorial të varrezave të veteranëve në Koshare.
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...