Një person është arrestuar në Suharekë pasi i njëjti kishte vjedhur një minibus, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari më pas kishte dëmtuar një automjet të parkuar.
Të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë Zoraki e kalibrit 9 mm.
“Suharekë / 05.04.2025 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur një minibus, e më pas ka dëmtuar një automjet të parkuar. Pasi është ndaluar nga policia, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë Zoraki e kalibrit 9 mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë