Valencia ka bërë befasinë e madhe në La Ligën spanjolle.
Skuadra nga Mestalla e ka mposhtur në udhëtim Real Madridin, me rezultat 1-2, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Ndonëse ishte skuadra madrilene që e kontrollonte më mirë lojën në terren, krijojë më shumë raste, megjithatë, në fund të kësaj sfidë Valencia iu gëzua fitores.
Diakhaby (15’) kalojë skuadrën mike në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë, edhe pse ‘Los Blancos’ ka mundur të barazoj shifrat, por, Vinicius (13’), dështoi nga pika e bardhë.
Atë që nuk e bëri braziliani nga penalltia e shfrytëzojë mirë një aksion të madrilenëve në minutën e 50-të duke barazuar rezultatin në 1-1.
Të besuarit e Carlo Ancelottit pas golit të barazimit, bën presion të madh drejt portës kundërshtare, por pa sukses, derisa ishte Duro (90+5’), i cili realizoi golin e fitores së madhe për Valencian.
Pas kësaj humbje, Real bën një hap fals në garën për titull të kamponit dhe mbesin në pozitën e dytë me 63 pikë, tri me pak se Barcelona e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Valencia është e 15-ta me 34 sosh./rtk
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...