Në 26-vjetorin e masakrës në Rezallë të Skenderajt, Kryeministri në datyrë, Albin Kurti, përkujtoi 98 burra dhe djem të rinj që u pushkatuan nga forcat e armatosura të Serbisë.
Familjarët kujtuan ditët e tmerrshme të prillit 1999, kur forcat serbe, në përpjekje të zhdukjes së krimit, pas vrasjes së civilëve ua rrëmbyen dhe zhdukën kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.
Rikujtuan 30 shtatorin e vitit 2021, kur nga Kizhevaku i Serbisë, u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë prej të vrarëve në këtë masakër. Mes tyre ishin edhe dy ribashkime me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë.
Kurti tha se kjo dhe masakrat e tjera të kryera nga Serbia janë dëshmi e gjenocidit në Kosovë, që njihet edhe botërisht. Andaj, drejtësia vendore duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojë, në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e të dënohen, shtoi ai.
Sot e gjithnjë, u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e të dashurve tonë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të tyre, tha Kurti.
Ai theksoi se duke nderuar të kaluarën, me drejtësi për viktimat dhe familjet, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë, ku brezat e rinj rriten të lirë e të sigurt./Arbresh.info

OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...