Elita e basketbollit rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 28-të, xhiroja e fundit e garave të rregullta.
Kjo xhiro është vendimtare se kush do të jetë në vendin e parë mes Bashkimit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë një pikë më shumë, por edhe për pozitë sa më të lartë para “Play-off”-it ndërmjet Pejës (41 pikë), Golden Eagle Yllit (41) dhe Vëllaznimit (40).
Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa në çerekfinale janë kualifikuar Sigal Prishtina, Peja, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Bora do të luajë në “Play-out”, ndërsa Proton Cable Prizreni është e fundit për këtë edicion.
Takimi i parë është mes Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, ku prizrenasit janë në vendin e fundit me pesë fitore e 22 humbje, ndërsa therandasit kanë 14 fitore e 13 humbje, aq sa edhe Peja.
Trepça do të përballet me Borën, ku kampionët kërkojnë fitoren dhe pozitën e parë, ndërsa prishtinasit janë në vendin e shtatë dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve për një vend në elitë edicionin e ardhshëm. ‘Xehetarët’ kanë 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e 18 humbje në edicionin debutues në Superligë.
Takim shumë interesant shihet ai mes Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për fitore. Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.
Java 28-të mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, apo finalistëve të Ligës Unike, që kishte përfunduar me triumfin e skuadrës kuqezi. Vëllaznimi ka 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje./rtk
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër