Kongresisti amerikan, Marlin Stutzman, ka reaguar ndaj kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për largimin e tarifës prej 10% ndaj mallrave me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Çlirim”, kështu e quajti kongresisti amerikan, Marlin Stutzman, kërkesën e Presidentes së Kosovës.
Ndryshe, Osmani kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për produktet amerikane, një kërkesë që ka shkaktuar debate dhe përplasje mes zyrtarëve të Presidencës dhe Qeverisë.
Kërkesa e presidentes për pezullimin e tarifave është kritikuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, por ka marrë mbështetje nga kongresistë amerikanë, të cilët e kanë vlerësuar atë si një hap pozitiv për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
LIBERATION! ????? https://t.co/wZuedfdUKn
— Rep. Marlin Stutzman (@RepStutzman) April 3, 2025
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...