Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga sot deri më 10 prill.
Sipas njoftimit, në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.
Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.
Deri më tash, komente në ZRRE kanë dërguar 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit.
Zyra e Presidencës së Kosovës pati kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë prej 15 për qind dhe në komentet dorëzuar pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në ditën e fundit të afatit, ky institucion e ka propozuar largimin e TVSH-së prej 8 për qind nga faturat e energjisë elektrike./rtk
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...