Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim kortezie Ambasadoren e re jo rezidente të El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi, të cilën e uroi për fillimin e mandatit të saj diplomatik.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla theksoi se forcimi i lidhjeve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe El Salvadorit mbetet një prioritet, me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm në fusha me interes të ndërsjellë.
Ajo riafirmoi rëndësinë e diplomacisë kulturore dhe shkëmbimeve akademike si mjete kyçe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë kontekst, u nënvizua potenciali i Kosovës, veçanërisht rinia dinamike dhe zhvillimi ekonomik në rritje, si faktorë kyç për ndërtimin e partneriteteve që kontribuojnë në prosperitetin e përbashkët.
Po ashtu, Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Bardi diskutuan për rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për zhvillim dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat të të dyja vendeve./Arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...