Ministri i Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për subvencione.
Peci, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se 3 prill deri me 2 maj do të jetë i hapur.
“Duke përdorur ortofotot më të fundit të vitit 2024, kemi sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren. Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr.rks-gov.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, ka njoftuar Peci.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...