Fituesi në fuqi i Kupës së Gjermanisë, Bayer Leverkusen u mposht të martën mbrëma në Bielefeld me rezultatin 2:1, nga skuadra e kategorisë së tretë gjermane.
Përveç humbjes bujë të madhe bëri edhe diskutimi i zjarrtë që Granit Xhaka kishte me tifozët e Leverkusenit, sidomos me njërin prej tyre.
Mbrëmjen e kaluar ai nuk u deklarua pas ndeshjes mirëpo sot ai ka dhënë një intervistë të shkurtër rreth kësaj përballje me tifozin për gazetën zvicerane, “Blick”.
“Natyrisht, mund të na kritikoni, por ka të bëjë me mënyrën se si bëhet kjo”, ka thënë Xhaka për “Blick”.
Më tej ai u shpreh se e ka për prioritet ta mbrojë skuadrën e tij.
“Ishte e qartë për mua se prioriteti kryesor për mua do të jetë ta mbroj ekipin”, ka thënë Xhaka në fund të udhëtimit emocional që përfundoi si më keq për skuadrën kampione të Gjermanisë.
Përveçse u eliminuan mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë, Leverkuseni ndodhet në pozitën e dytë në Bundesligë si dhe javë më parë u mposht nga Bayerni në sfidën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...