Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini tha se në rastin e vrasjes së një polici në Kaçanik janë përfshirë dy persona.
“Sic dihet mbrëm me datën 1 prill 2025 rreth orës 23:00 ne vendin Kacanik, është vrarë rreshteri Muhamed Lika, ai në shkallet e ndertesës së banesës së tij është qëlluar dhe ka ndërruar jete”, u shpreh ai.
“Nga të dhënat e sigurura dihet që vrasja ka ndodhur nga dy persona, Policia e Kosoves është duke e bëre një punë te jashtëzakonshme në gjetjen dhe kapjen e autorëve, jemi duke i ndermarr të gjitha hetimet e duhura”, tha ai.
Tutje ai tha se që nga mbrëme ekipi është në teren duke marrë çdo deshmi qe te na lehtësoj zbardhjen e kesaj çështje.
“Janë intervistuat shumë persona dhe deshmitarë qe kanë rastësisë në vendin e ngjarjes, dhe që na shpien në zbardhjen e kësaj çeshtje, duke siguruar prova materiale per të na bërë punen me te lehtë per kapjen e perdonavë te kerkuar”, tha ai.
Po ashtu ai tha se janë marrë të gjitha masat e duhura.
“Vrasja e rreshterit është një rastë qe ka tronditur mbarë opinionin e gjerë, duke marrë parasyshë që i njejti ishte duke u kthyer nga puna, ne si prokurori e vleresojmë lartë punen e tij dhe humbja e tij është nje mungesë shumë e madhe”, theksoi Çerkini.
Ai tha se shpeh ngushëllimet më të sinqerta per familjen dhe koleget.
“Deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale, por kemi pas intervista te shumta që kane dhenë informacione te rëndësishme, por deri në këtë moment nuk dihet arsyeja dhe motivi”, u shpreh ai./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën