Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e sigurt se do ta formojë qeverinë e re, pa përjashtuar mundësinë e krijimit të koalicioneve.
Ministrja e Ekonomisë në largim dhe anëtarja e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli, tha të martën se nuk ka alternativë tjetër, përpos një qeverie të re me Kurtin kryeministër.
“Sigurisht që në një kohë të tillë, gjithmonë formimi i institucioneve është një pyetje që nuk mund të tejkalohet. Unë mund të them që LVV-ja si forcë politike që tejkalon edhe fuqinë politike të dy partive të tjera që vijnë me radhë, sigurisht që do të formojë qeverinë ‘Kurti 3’ dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër se si do të ndodhte ndryshe me këto rezultate të zgjedhjeve”, tha Rizvanolli në një intervistë për RTK Prime në Transmetuesin Publik.
E pyetur nëse LVV-ja do ta formojë qeverinë e vetme, ajo tha se nuk mund të flasë për këtë çështje momentalisht.
“Kjo nuk është diçka për të cilën unë mund të them momentalisht”, u përgjigj ministrja në largim.
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur