Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re.
Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, shkruan Arbresh.info.
Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re.
Kurti e falënderoi Rexhepit për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e arritura gjatë këtij mandati dhe punët e mbara që na presin në katër vjeçarin e ardhshëm./Arbresh.info/

Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu