Sot do të bëhet inaugurimi i çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Ceremonia e inaugurimit mbahet në ora 13:45.
Objekti është dykatësh, me gjithsej 1400 metra katror, është i planifikuar për 150 fëmijë.
Ai ka shtatë dhoma për qëndrim të fëmijëve, tri dhoma të gjumit për fëmijë, hapësirën për qëllime të ndryshme, kuzhinën, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratës dhe një hapësirë shtesë teknike. Vlera e investimit është rreth 759 mijë euro.
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur