Juventusi dhe trajneri i ri i tyre Igor Tudor kanë marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotme.
Federico Gatti ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Genoas, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtësi italian, u largua nga fusha gjatë pjesës së parë pas një goditjeje të fortë në këmbën e majtë.
Pas ekzaminimeve mjekësore ka dal se ai ka një frakture te vendi i dëmtuar dhe për këtë arsye, Gati pritet të qëndrojë jashtë për të paktën një muaj.
Juve vazhdon të ketë probleme në mbrojtje ku Bremer dhe Cabal kanë humbur plotësisht sezonin.
Pa Gattin, tani Tudor do të ketë në dispozicion vetëm Kalulun, Veiga dhe Kelly.
“Zonja e Vjetër” merr një tjetër goditje në mbrojtje në një fazë të rëndësishme të kampionatit ku ndodhet në vendin e pestë me 55 pikë./Arbresh.info
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...