Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca është shprehur optimist për formimin e Qeverisë së re.
Ai para mediave ka deklaruar se beson që i kanë numrat për formimin e qeverisë, shkruan Arbresh.info.
“Krejt çka presim është të themelohet sa më shpejtë qeveria, fillimisht duhet të konstituohet kuvendi, besoj i kemi numrat”, tha ai.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që së shpejti të caktoi datën për mbajtjen e seancës konstituive për formimin e qeverisë së re.
Dekreti për mbajtjen e seancës konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.
Kështu bëri të ditur për Arbresh.info , Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të publikohet sot
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike