Banka Botërore ka publikuar një video të shkurtër që tregon historinë e suksesit të Kosovës, e cila tashmë është donatore në kuadër të Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), duke theksuar angazhimin e vendit për mbështetjen e shteteve në nevojë.
Sipas njoftimit, ky transformim simbolizon një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke kaluar nga një vend përfitues i ndihmës ndërkombëtare në një kontribuues aktiv për zhvillimin global, shkruan Arbresh.info.
“Si donatore e IDA-s, Kosova bashkohet me vendet e tjera që mbështesin financiarisht projektet zhvillimore në shtete që përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në solidaritetin ndërkombëtar dhe ndarjen e përvojës së saj të zhvillimit.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...