Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bëri të ditur se adoptuesja e qenit të 1000-të është Florentina e cila siç tha ai ka adoptuar 9 qen endacakë.
Sipas tij, adoptues i qenve endacakë është edhe vetë Drejtori Bekim Brestovci i cili tha se nuk paguhet.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Belkim Brestovci tha se sot i kemi 1 mijë qenë me pak ne hapësirat e Kryqytetit.
Ai tregoi edhe një nga problemet ne vazhdimësi lidhur me qentë endacakë.
“ Një nga problemet që po na paraqitet në vazhdimi është prurja e qenve nga vendet e tjera.”, u shpreh ai.
Veterinari në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë beri të ditur një nga benefitet e adoptimit të qenve endacakë nga kjo qendër.
Ai tha se shërbimet veterinare për të gjithë qentë e adoptuar nga kjo qendër janë falas.
Ndryshe, sot në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë është bërë adoptimi i qenit të 1 mijtë.
Komuna e Prishtinës po vazhdon me kapjen dhe strehimin e qenve endacakë.
Sipas kryetarit të kryeqytetit, nuk ka ndihmë nga ana e qeverisë lidhur me këtë problem ne niveli shteti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...