Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme refuzuan qëllimisht t’i kryenin detyrat e tyre.
Ajo foli për votat me postë që Lëvizja Vetëvendosje pretendon se janë manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se PZAP-ja dhe Gjykata Supreme i mbyllën sytë përball këtij krimi, derisa ka kërkuar nga Prokuroria që t’i zgjerojë hetimet ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.
“PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë pasur për detyrë ruajtjen e vullnetin të qytetarëve, megjithatë, ndonëse ishin të vetëdijshëm për skemën kriminale përmes votave me postë, ata refuzuan qëllimisht të kryenin detyrat e tyre. Ata mbyllën sytë përballë këtij krimi. Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së dhe ndaj ekipit të përfshirë në këtë skemë kriminale dhe të sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë krim”, ka shkruar Haxhiu.
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...