Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht tek semaforët në fshatin Bresje.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më datën 30.03.2025, rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi (M/K)”, tha Hoxha.
“Rruga Prishtinë – Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, ka Hoxha.
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike