Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke e cilësuar këtë festë si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore, raporton Gazeta Sinjali.
Hamza theksoi se Fitër Bajrami vjen pas një muaji përkushtimi dhe reflektimi, duke na rikujtuar rëndësinë e solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin, shkruan Arbresh.info.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në këtë ditë feste të jenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke treguar kujdes e mirësi.
“Kjo ditë e shënuar, që vjen pas një muaji reflektimi dhe përkushtimi, forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit tonë, duke na kujtuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë: solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin. Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të tregojmë mirësi e kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë e më të bashkuar. Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...