Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot pamje nga darka e iftarit që shtroi dje në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Në këtë darkë morën pjesë politikanë, ministra, artistë, mjekë, mësues e pedagogë, gazetarë, përfaqësues të komunitetit mysliman, si dhe të komuniteteve të tjera fetare.
Rama uroi besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit si dhe për festën e Fitër Bajramit
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fitër Bajramin nesër në Tiranë, me ceremoninë e faljes që fillon në 06:45, me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 falet namazi.
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu