Bashkësia Islame e Kosovës njofton se sonte, në mesnatë, do të bëhet ndërrimi i orës, duke pasur efekt edhe në kohët e faljes së namazëve.
Sipas njoftimit, ora do të kalojë 60 minuta përpara, dhe për pasojë, oraret e namazëve do të pësojnë ndryshime.
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se Fitër Bajrami do të falet nesër në orën 06:59.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.
Për kohët e namazit për nesër dhe për ditët në vijim mund të informoheni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës apo edhe nga aplikacioni i ri.
? Kohët e namazit për nesër, e diele – 30.03.2025
? Imsaku: 4:39
☀️Lindja e Diellit: 6:14
? Fitër Bajrami: 6:59
☀️Dreka: 12:44
☀️Ikindia: 16:17
?Akshami: 19:07
?Jacia: 20:40
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00