Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka reaguar pas postimeve në rrjetet sociale, që sugjeronin se sistemi për pranimin e komenteve nga qytetarët lidhur me raportin konsultativ për tarifat e reja të energjisë ishte bllokuar.
ZRRE ka sqaruar se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokim të pranimit të tyre në adresën e dedikuar për komente, shkruan Arbresh.info.
“ZRRE-ja siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet me 15%. Aktualisht, çmimi i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji është 7.79 centë për kilovat, por pas shtrenjtimit, ky çmim pritet të shkojë në 8.96 centë.
Komisioni Rregullator i Energjisë (ZRRE) shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit, dhe ato janë të vlefshme nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues. Rritja e çmimeve këtë vit është e nevojshme për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë nga importet me çmime të larta./Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...