Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, tha se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.
Tutje Kurti tha se diplomimi juaj sot është shumë i veçantë, muaji mars nis me epopenë e UÇK-së dhe përfundon me ndërhyrjen e NAOT-S në Kosovë.
“Jam shumë i gëzuar që jam bashkë me juve këtu. Keni treguar disiplinë dhe përmirësim të teknikave ushtarake. Diplomimi juaj sot është shumë i veçantë, muaji mars nis me epopenë e UÇK-së dhe përfundon me ndërhyrjen e NAOT-S në Kosovë. Diplomimi juaj sot vjen si një kapitull i ri vjen si një vazhdim për mbrojtje të atdheut. Uniforma që keni sot është një përgjegjësi e madhe. Kujdesuni fort për të ruajeni dhe nderojeni. Ju jeni garancia jonë që Kosova të jetoj në paqe. Përgjatë këtij mandati ne kemi dyfishuar numrin e ushtarëve. Më së shpejti do të kemi helikopterët “Black hawk”.Kemi trajnuar katër herë më shumë ushtarak, dje kemi zgjeruar infrastrukturën ushtarake”, tha ai.
“Puna dhe përkushtimi i Bashkim Jasharit dhe ministrit Ejup Maqedonci ka qenë në nivelin më të lartë. Përveç rritjes së buxhetit ne kemi shtuar edhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik. Kosova nuk është vetëm një shtet që kërkon mbështetje por edhe një shtet që garanton siguri. Sot është dita ku ju do të betoheni që do ti shërbeni lirisë, dhe mos harroni asnjëherë që uniforma që mbani është sakrificë e UÇK-së. Kjo uniformë nuk mbanë vetëm simbole por edhe ideale. Atdheu jonë do të jetë lart e më lartë. Rrënoftë ushtria e Kosovës.”, tha Kurti./Arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...