Aktivisti Dibran Hoxha sot zhvilloi një aksion ndaj Ymer Fejzullahut të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), duke ia hedhur një tortë në veturë, për shkak të paralajmërimeve për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
Hoxha tha në “Pressing” se nuk do të ndalen, ndërkaq tha se aksioni nuk ishte personal i tij.
“E kemi një grup asnjë cent më shumë ku kritikojmë shtrenjtimin e çmimit të rrymës”, tha Hoxha.
Ndërkaq, aktivistja Anita Mjeku tha se ZRrE sikur po do t’ia sigurojë KEDS edhe ndonjë milion shtesë.
“Ne mundemi me ardh në përfundim që këta e kanë shumë të rëndësishme me ia siguru edhe ndonjë milion KEDS’it, e nuk e kanë aspak të rëndësishme mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ajo.
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta