Njëra nga banoret e Big Brother Vip Albania, Gerta Gixhari është parë sot në gjendje mjaft të rëndë emocionale, pasi e ka marrë malli për dy djemtë e saj.
Kështu, ajo vendosi ta thyente kutinë e emergjencës për të telefonuar, në mënyrë që ta kishte mundësinë të fliste me djemtë e saj.
“Kam shumë kohë që nuk ndihem mirë nga ana emocionale për familjen time. Edhe pjesa e çunave këtu jashtë nuk më ngopi fare, nuk më kënaqi, asgjë. Prisja të ishin brenda shtëpisë dhe do të doja shumë të flisja, sidomos me djemtë. Për të gjithë familjarët më ka marrë malli, për mamin, për babin, bashkëshortin, por shpresoj shumë që të kem këtë telefonatën nga Vëllai i Madh”, tha Gerta e përlotur para se të lexonte se çfarë përmbante zarfi.
Por, ajo se çfarë përmbante brenda, ishte shumë zhgënjyese dhe e mërziti shumë Gertën, sepse ajo nuk mund ta përdorte vetë, po do t’ia jepte dikujt tjetër këtë mundësi.
“Telefonatën e përzgjedhur nuk mund t’a përfitosh ti. Zgjidh cilit banor do t’ia japësh këtë mundësi”, shkruhej në zarf.
Ndërkohë, duke e parë gjendjen e Gixharit, Rozana i thotë që t’ia japë dikujt telefonatën dhe më pas ai banor do t’ia kthejë prapë asaj.
“Kujtdo që do ja japësh ne do të marrim fëmijët e tu”, i tha Rozana.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë