Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marr pjesë në lansimin e shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës.
Në fjalën e tij të rastit, Vitia u shpreh se digjitalizimi i shëndetësisë është një nga projektet kyçe në Kosovë.
“Është kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në modernizimin e shërbimeve në vendin tonë. Qasja e shërbimeve të bazuara përfaqëson një mënyrë se si qytetarët bashkëveprojnë me institucionet shtetërore. Projekti ‘lindja e fëmijës’ përfaqëson një model të suksesshëm të inovacionit të nxitur nga nevojat reale. Të nderuar të pranishëm, digjitalizimi i shëndetësisë është një nga projektet kyçe sa i përket shëndetësisë ne vendin tonë. Objektivi është krijimi i një platformës që ofron një qasje të lehtë dhe menjëhershme”, ka deklaruar Vitia.
“Kjo platformë mundëson shërbime proaktive për prindërit e ri duke dërguar në mënyrë elektronike të dhënat e mbledhura në spital tek të gjitha institucionet përkatëse duke shmangur kështu nevojën që prindërit të vizitojnë këto institucione për të aplikuar për këto shërbime”, tha ministri Vitia. /Arbresh.info
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...