Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek memoriali i masakrës së Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël se 26-vjetorin e masakrës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri, ndërsa theksoi se ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në fund të marsit 1999, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u bënë dëshmitare të një prej akteve më të tmerrshme të shtetit serb. Ato ditë marsi, regjimi gjenocidal kreu një nga krimet më monstruoze dhe të planifikuara, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm.
Në këtë përvjetor, ndamë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një dhimbje që nuk shteret me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën tonë kolektive.
Kujtojmë sot me dhembje dhe nderim 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Nga fëmijët e vegjël deri te gjyshërit, një familje e tërë u përball me një akt barbarie të papërshkrueshëm, një krim që tronditi ndërgjegjen njerëzore.
Të njëjtin terror e përjetuan edhe 23 vëllezër e motra tona nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth. Fëmijë e të moshuar u ekzekutuan pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre.
Masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri. Ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime!/Arbresh.info
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...