Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet.
Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit.
“Buxheti për ushtri është trefishuar, trajtimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar përfshirë këtu Dronët Bayraktar luftarak dhe kontratën për funksionalizimin e Fabrikës së Municioneve. Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro. Do të kemi fabrikë të municionit dhe dronët ushtarak “Made in Kosova”, pra, që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë edhe të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë”, tha ai./Arbresh.info
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...