Ish-Presidenti, Behgjet Pacolli ka falënderuar të gjitë ata që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Fondacionit “Behgjet Pacolli”për të ndarë së bashku iftaret e këtij muaji të shenjtë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se është kënaqësi që sheh kaq shumë njerëz të bashkuar në frymën e solidaritetit dhe dashurisë, shkruan Arbresh.info.
“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj të gjithë ata që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Fondacionit “Behgjet Pacolli”për të ndarë së bashku iftaret e këtij muaji të shenjtë. Është kënaqësi të shoh kaq shumë njerëz të bashkuar në frymën e solidaritetit dhe dashurisë. Sonte ishte iftari i 25-të i shtruar, do të vazhdojm deri diten e fundit. Zoti na e pranoftë agjërimin dhe lutjet tona! Qoftë një Ramazan i begatë për të gjithë!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...