Një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një surprizë nga ajri iu dedikua për Gjestin.
Një parashutë fluturoi mbi oborrin e shtëpisë, duke mbajtur një mesazh të ndjerë: “156 ditë spektakël, faleminderit shumë”.
GJesti, i cili ka kaluar tashmë më shumë se pesë muaj i izoluar në shtëpi, u habit nga numri i ditëve dhe e priti surprizën me shumë emocion.
Teksa shikonte parashutën, ai nuk i fshehu ndjenjat e tij, duke shprehur mirënjohje dhe një ndjenjë reflektimi për rrugëtimin e tij të gjatë në këtë eksperiencë unike.
Me humor, ai komentoi se brenda shtëpisë ndihet i plakur dhe madje i kanë rënë flokët, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.
Ndërkohë, sonte pritet një Prime i mbushur me dinamika të forta, me surpriza dhe diskutime të zjarrta.
Një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes është televotimi kokë më kokë mes Valbonës dhe Laertit, i cili ka ngjallur shumë interes te publiku.
Fansat janë në ethe për të parë se cili prej tyre do të largohet nga gara dhe çfarë do të ndodhë më tej në rrugëtimin e banorëve.
Atmosfera në shtëpi është gjithnjë e më elektrizuese, teksa finalja po afrohet dhe çdo moment merr një peshë të veçantë për banorët dhe shikuesit. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...