Instituti Atlas ka propozuar masa konkrete për uljen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke kërkuar heqjen e TVSh-së prej 18% në faturat e energjisë elektrike dhe kthimin e 132.5 milionë eurove të paguara padrejtësisht nga konsumatorët në veri të Kosovës.
Ky propozim, sipas Institutit Atlas, do të mundësojë uljen e çmimit të energjisë elektrike deri në 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026.
Në një njoftim të publikuar, Instituti Atlas thekson se nëse Zyra Regullatorë e Energjisë (ZRRE) vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, kërkon që Qeveria e Kosovës të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe të gjykatave të Kosovës për t’i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë eurot e paguara padrejtësisht për energjinë elektrike në veri të vendit./Arbresh.info
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...